Shërbimet
Recruiting Center është një qendër
rekrutimi, e cila ofron shërbimet në
vijim:
Ndёrmjetёsime nё punёsim dhe nё mёsim zanati nё Gjermani – Ausbildung
Me ndihmёn dhe asistencёn e
partnerёve tanё nё Gjermani, ne ju
ofrojmё tё gjithё tё interesuarve:
• Ndёrmjetёsim nё punёsim nё
Gjermani
• Fillimin e njё mёsim zanati nё
Gjermani – Ausbildung
Kurset e gjuhёs gjermane A1 deri C1
• Profesorё tё trajnuar enkas pёr mёsimdhёnie interaktive
• Shumёllojshmёri e metodave tё mёsimdhёnies
• Mёsim i lehtё i gjuhёs dhe zbatim i saj nё praktikё
• Pёrvetёsim i gjuhёs pёr nevojat tuaja ditore dhe tё punёs e tё jetёs shkollore e universitare
• Grupe tё vogla dhe tё ndara sipas interesave pёr mёsim tё gjuhёs
• Orare fleksibile dhe koordinim i tyre me oraret e punёs ose tё studimeve
• Pёrgatitje efikase dhe kompetente pёr provimet qё organizohen nga Goethe Institut, ÖSD dhe TELC.
• Pёr secilin nivel të provimeve organizohen ushtrime tё veqanta teknike pёr tu pёrgatiur sa mё mirё pёr provim
• Paraqitja e provimit bёhet në admistratën tonё
Pёrkthimet gjyqësore dhe shërbime tjera në RCP:
• Pёrkthime profesionale nga gjuha gjermane nё atё shqipe dhe anasjelltas
• Pёrkthime profesionale nga gjuha angleze nё atё shqipe dhe anasjelltas
• Pёrkthime tё tjera
• Caktime tё termineve nё ambasada
• Kompletim i dokumentacionit pёr aplikim pёr viza
• Kompletim i tё gjithё dokumentacionit pёr njohje tё diplomave nё zyrёn pёrkatёse nё gjermani dhe dёrgim i dokumentave atje
• Pёrkthime, kёshillim dhe asistim nё aplikime tё gjithё studentёve qё dёshirojnё tё studjojnё nё njёrin nga universitetet gjermanofolёse
• Sigurime shёndetёsore
Bashkëpunimi në mes Shkollës së Gjuhëve URA dhe RCP
Bashkëpunimi në mes Shkollës së Gjuhëve URA dhe RCP –
RCP ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Shkollën e gjuhëve URA, si një qendër e licencuar nga ÖSD (ÖSterreiches Sprachdiplom) për mbajtjen e provimeve. Kandidatët që dëshirojnë ti nënshtrohen provimeve të gjuhës gjermane në njërin nga nivelet A1 deri në B2, kanë gjithmonë një vend të rezervuar për provim.
RCP dhe URA bashkëpunojnë ngusht edhe në këshillime të ndërsjella profesionale në mësimdhënien e gjuhës gjermane, organizimet e kurseve, përkthime gjyqësore etj.
Bashkëpunimi RCP-URA si fundament të bashkëpunimit të tyre kanë harmonizimin e projekteve të përbashkëta, ndihmën e ndërsjellë, mbështetjen e plotësimin e njëritjetrit.
Siç tashmë dihet, vendet gjermanofolëse kanë hapur tregun e punës edhe për vendet nga Ballkani perëndimor, por për të ardhur deri te lidhja e kontratës së punës në njërën nga vendet gjermanofolëse, rol vendimtar ka zotërimi i gjuhës gjermane, prandaj mësimi i mirëfillt i gjuhës gjermane dhe praktikimi dhe zotërimi i saj janë një orientim për punësimin e kandidatëve tanë.
Pas punësimit të suksesesshëm, pajisja me vizë pune ka një procedurë dhe është një sfidë në vete, prandaj nevojitet përkrahje dhe përkujdesje nga specialistë të kësaj fushe. Duke u nisur nga kjo, ne kemi vu veten në dispozicion të të gjithë klientëva tanë, deri në pajisjen e tyre me vizë pune, të cilët me besnikërinë e tyre ndaj nesh, na motivojnë, inkurajojnë dhe sigurojnë që të vazhdojmë tu qëndrojmë atyre afër. E njëjta vlen edhe për ofertuesit e punës nga vendet gjermanofolëse.