Rreth nesh

MISIONI

RCP ka pёr mision tё qёndroj afёr secilit person nё veqanti, duke vendosur individin nё qendёr dhe duke studjuar gjithnjё mundёsinё pёr ta ndihmuar secilin veq e veq, nё drejtim tё pёrfitimit nga shёrbimi ynё.
Ne ju qёndrojmё kandidatëve tanë afёr dhe besnik me udhёzime, pёrkrahje, pёrgatitje dhe kёshilla deri nё arritjen e qёllimeve tё tyre.
Formimi dhe mbёshtetja e individit si dhe krijimi i ndjenjёs sё tё qenurit pjesё e ekipit tonё, janё pjesё integrale e komunikimit dhe punёs sonё me ta. Puna jonё e pёrbashkёt ka cak arritjet e qёllimeve qё ka secili, qё nё pikёnisjen e tyre, pra qё nga regjistrimi tek ne. 
Tё gjithё ne e plotёsojmё njёri-tjetrin, me kёshillat e sugjerime – asnjёri nuk ёshtё mё i ditur se tjetri, ne vetёm dijmё diçka qё tjetrit nuk mund ti kujtohet nё njё kohё tё caktuar, por njёkohёsisht ne jemi tё vetёdijshёm qё tjetri di diçka qё neve nuk na kujtohet nё njё kohё tё caktuar. Prandaj motoja jonё ёshtё: SЁ BASHKU, ME NJЁRI-TJETRIN, PЁR NJЁRI-TJETRIN.

Vizioni

Vizioni ynё bazohet nё misionin tonё dhe orientohet nё kёto fusha:
Rritje kontinuale tё cilёsisё 
Zhvillim kontinual tё kapaciteteve njerёzore dhe intelektuale
Pёrmirёsim dhe rritje tё vazhdueshme tё shёrbimeve tona
Pёrmirёsim i vazhdueshёm i infrasrukturёs
Rritje e vazhdueshme e pёrgjegjёsisё dhe transparencёs ndaj kandidatёve dhe klientёve tanё

Çfarё presim ne nga kandidatёt dhe klientёt tanё?

  • Tё etiketojnё sakt qёllimet e tyre, pёr çfarё ata vijnё tek ne.
  • Tё kuptojnё mundёsitё tona nё pёrmbushjen e qёllimeve tё tyre dhe ti respektojnё ato.
  • Tё informohen sakt me rregullat dhe llojin e shёrbimeve tona.
  • Tё jep secili kontributin e tyre, pёrmes angazhimit vetanak nё arritjen e kёtyre qёllimeve.
  • Tё pranojnё secilin kandidat nё grup, ashtu siq ёshtё, pa e paragjykuar, pёrqeshur e distancuar nga njёritjetri.
  • Pёr neve secili ka vlerё dhe kёtё e presim edhe nga kandidatёt/klientёt tanё, qё ata tё jenё nё kёrkim tё vlerёs te vetja dhe te tё tjerёt.
  • Ne kemi kutinё e ankesave dhe presim nga secili kandidat/klient qё tё shpreh pakёnqёsitё eventuale nё tё.
  • Kritikat konstruktive, por edhe lёvdatat dhe mendimet e lira tё tё gjithёve na detyrojnё tё reflektojmё, prandaj mos na kurseni nga to.